Zendeli: Bashkëpunimi me LVV-në nuk duhet të shihet me dyshime

admin December 28, 2023

Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa, në Republikën e Maqedonisë Veriore, ka folur për bashkëpunimin që kanë lidhur më Lëvizjen Vetëvendosje se bashku edhe me dy partitë tjera shqiptare Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës për zgjedhjet parlamentare në këtë vend.

Ai ka thënë se bashkëpunimi me LVV-së është politik dhe se kjo pari ka shumë mbështetës që janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Zendeli në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 tha se qëllimi është ndryshimi i gjendjes dhe se ky bashkëpunim nuk duhet parë me dyshime.

“Ka shumë aktivistë të VV-së që janë qytetarë të Republikës Maqedonisë së Veriut dhe pjesë e strukturave të VV-së dhe kishte një gatishmëri për bashkëpunim. Bashkëpunimi me ta nuk duhet të shihet me dyshime, ata janë qytetarë të RMV dhe synimi është politik, ndryshimi”, tha ai në Tëvë 1.

Maqedonia Veriore do organizoi zgjedhje parlamentare më 8 maj të vitit 2024.

Share This