Zekolli: Ali Ahmeti, shkatërruesi i qenies shqiptare

Media February 11, 2024

Shkruan Arsim Zekolli

Shkaterruesi me destruktiv i qenies Shqiptare ne Maqedoni ka emer dhe mbiemer: Ali Ahmeti. 

Ne Kumanove, shkaterroj c'do gje. Qytetin me rrebel dikur e traumatizoj per dekada rresht. Ne vizita perbuzte zakonet dhe traditat e Shqiptareve te atjeshem, me thekse te qoroditura, me cinizme perverze. Shqiptaret i vendosi ne enklava, por per Serbet mundesoj arsimim ne gjuhen e tyre amtare ne qytet e neper fshatra. 

Ne Kercove, targetoj dhe eliminoj kedo qe kishte lidhje me rezistencat kombetare historike, femijet dhe vajzat e intelektualeve. Nxiti dhe arriti egzodin me brutal te rinise Shqiptare dhe zevendesoj ata me llomin e kombit. Dikur vater traditash autoktone Shqiptare, etnografi e gjalle shekullore qe nga Kastriotet, beri Kercoven te duket si ndonje darsem jevgjish. Instaloj aparatur terori mbi rinine e cila e ven nen saqin e BDI/UDB duhej serish te gjen zerin ne Shkup, ne Tetove, kudo qe pak me lire frymohej.

Ne Diber, dikur trampolina e arsimit Shqip nga e cila hedhej fara e arsimit, ndihmoj sheprnugljen masovike te Shqiptareve dhe zevendesimin e tyre ne qytet me torbesh, me shqipfoles qe gezonin pese minutat e perbuzimit te Shqiptareve. 

Ne Struge, aty ku frymonte tradita qytetare Shqiptare, sabotoj c'do gje qytetare dhe favorirzoj c'do gje retrograde. Qyteti qe gjithnje printe mbi gjith ne ndihma per Shqiperine, per Kosoven, u shendrua ne qytez qe mbijeton fal atyre 3 muajve turizmi. Edhe atje, ikja masovike, jo vetem nga varferia por edhe nga ruajtja e dinjitetin per te mos ren ne duart e injoranteve BDI/UDB. 

 

Ne Gostivar, beri qytetin me shumice Shqiptare te ngjane thuaj se eshte me nje pakice Shqiptare prej 10%. Qyteti qe bashk me Tetoven ishin shembuj te ndermarresise dhe iniciatives private, e shendroj ne qerdhe byrokratesh qe enderrojne te punojne ne Shkup per 300 euro dhe raportojne ne BDI/UDB per 500euro. Dikur qyteti me i zhurmshem per nga zeri i femijeve, u shendrua ne shkretine godinash shkollore te zbrazeta. 

Si ndodhi qe Tetova buze pasurive te behet kasaba e kaosit? Buze Sharrit dhe Kodres se Diellit qe do duhej ta ben qender, buze kufirit qe ndan nje mal me Prizrenin dhe Brezovicen, buze ujit qe furnizon kedo perveq se Tetoven - per 20 vite arriti ta sakatos qytetin me tradite dhe fshatrat perreth me taban kombetar. Dikur qytet qe dinte sistemin urban, arriti ta shendron ne "hajt bre se nuk u bo nami" fshat qe nuk ishte as para luftes se dyte boterore. Si ndodhi qe soc-realizmi i tij injorant te ngulfate kreativitetin e nje rinie qe dikur ftohej ne Prishtine e Tirane.

 

Shkupi, ai qe ne 1998 beri demonstratat me te medha per Kosoven, ne vitin 2023 nuk arrin te tubon 100 persona ne protest per Spitalin e Tetoves. Ky Shkup qe dikur protestonte per lirine e Fazli Veliut, sot rrenkon nen terrorin e harameve, gangstereve, rrugaqeve te tij dhe te dajes se tij. 

A ka vend ne te cilin ky pinjol i Beogradit nuk ka bere hatane, shkaterrimin, poshterimin? A ka fshat ne te cilin ky injorant nuk sheronte kompleksin intim dhe frymen anti-Shqiptare duke perbuzur mikepritjen me gallata per sallata e tranguj? A ka me krijes me prepotente qe lavderohet me sakrificat e te tjereve ndersa vet asnjehere nuk morri guximin per 10 minuta ballafaqim me cilin do rival? A ka, a kemi pasur me horr ne prirje qe tjeret sulmone si horra per te mshefur qyqarine e vet?

 

Normal eshte prandaj qe Aliksandri brengoset per Aline. Jo qe nuk mund te gjen servil tjeter, por asnjeri nuk mund te ben ate qe Aliu i tij ua ka bere Shqiptareve. Por Aliksandri eshte i vetedijshem se hipnoza ahmetovite mbi Shqiptaret po skandon, perkunder gjitha ndihmave nga Rama, Batoni, Buzhalla. E ne kete zgjim nga hipnoza, Shqiptaret se pari do duhet te ballafaqohen me pyetjet qe - sikur ne kengen "e gjate ke ndejt ne gjum" - kerkojne pergjegje. Nga vrasja e luftetareve te vertet, nga perndjekja e ushtareve nga Shqiperia dhe Kosova, nga sulmet e montuara ne te cilat kurr dhe asnjehere nuk pesoj askush nga BDI/UDB, por rregullisht njerez te refuzimit, te rebelimit dhe bindjes kombetare, per spastrimin etnik ndaj kombit tone, per ngulfatjen e artit, kultures, arsimit Shqiptar. 

Fundi po i afrohet. Por ballafaqimi yne me dobesine dhe ligeshtine ne te cilen kemi pranuar te jetojme si te poshteruar, se pari do fillon. Dhe do zgjase gjate. Deri sa te mesojme te verteten aq dhimbshem sa qe kurr dhe me asnje kushte te mos lejojme te mashtrohemi nga ndonje tjeter Ali Ahmeti.

Share This