Kasami: Vetëvendosja defakto pjesë e koalicionit opozitar në Maqedoni
Media
February 01, 2024
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, tha se faktikisht VV është pjesë e koalicionit opozitar në RMV.
“Kurti nuk është hera e parë që përkrah faktorin politik të shqiptarëve të MV, është në vazhdën e atij kontributi që kryetari i VV dhe kryeministër I Kosovës bahskë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, në disa cikle zgjehdore kanë qenë pjesë e fushatave zgjedhore. Tani mendoj do kemi një risi ku përfaqësues të VV në Kosovë por që njëherësh janë edhe qytetaë të MV do jenë pjesë e listave për deputetë, në listat e LEN, me cka besojmë se votat e aktivistëve, përkrahësve të VV në RMV do të jenë me LEN. De fakto I bie që VV do jetë pjesë e listave zgjedhore edhe pse pjestarëv të pushtetit te ne, vecanërisht ata shqiptarë janë të frikësuar, në një panikë e sipër deklarojnë se VV nuk ëhstë e regjistruar të ne dhe nuk mund të marë pjesë formalisht atje, ky është fakt”, tha Kasami.
Share This