Themelimi i nëndegëve të Lëvizjes BESA si tubime popullore
Media
February 12, 2024
Entuaziazmi që ka kapluar shqiptarët për ndryshimin e madh të 8 Majit, vërehej edhe sonte në Tetovë në nëndegën “Shaip Kamberi”. Në prezencë të kryetari të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sekretarit organizativ, Adnan Azizi u mbajt kuvendi i nëndegës që i ngjante një tubimi të vërtetë. Delegatët drejtimin e nëndegës “Shaip Kamberi”, i'a besuan Hamdi Alitit. Përgjegjësia dhe angazhimi deri në zgjedhjet e 8 Majit është shumë i madh, por edhe mos-pritja e qytetarëve për ndryshim është shumë i madh.
Sonte, edhe një nëndegë e Lëvizjes BESA u bë me kryetar të ri. Në prezencë të anëtarit të kryesisë qendrore, Hasim Murtezani u themelua nëndega në Krushopek- Saraj, ku për kryetar u zgjodh Enes Sali.
Edhe kryetari Bilall Kasami në Facebook ka shkruar se paralajmërimi është për themelim të nëndegëve, ndërkohë ata shëndërohen në tubime popullore.
Ndryshe Lëvizja BESA çdo ditë vazhdon me shtrirjen në terren dhe po bëhet gati për fitoren e madhe të Opozitës Shqiptare.
Share This