Skandaloze, shkarkohet Mustafa Imeri shkaku i një fotografie me Izet Mexhitin
Media
February 08, 2024
Skandaloze, shkarkohet nga detyra shefi i katedrës në gjuhën shqipe pranë shkollës së mesme të Muzikës, Ilija Nikollovski Lluj, Mustafa Imeri, sipas të cilit shkak i shkarkimit ishte ajo se ai ka përkrahur mendimin ndryshe dhe ka publikuar një foto me kreun e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti
“Pushtetarët e plotfuqishëm vendosën ndryshe, sepse përkraha mendimin ndryshe, shkaku i një fotoje me kreun e Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti. Çfarë porosie është kjo dhe sa goditje e ulët është kjo. Ky fenomen ndaj mendimit ndryshe nuk ndodh vetëm në këtë shkollë, por kjo është prezentë në gjithë vendin dhe në të gjitha institucionet. Kjo qeveri teknike e ka nisur mbrapsht këtë 100 ditësh. Unë jam në anën e popullit. Të nderuar ju po shkarkoni por populli po bashkohet. Këtij zullumi i kanë ngelur vetëm 90 ditë. Me votën tonë do ta shkatërrojmë këtë pushtet. Ndryshimi po vjen”, Mustafa Imeri, LEN.
Share This