Simpatizantët e ASH-së gozhdojnë Ziadin Selën
Media
February 04, 2024
Nga njeriu i parë dikur, në krye të partisë më të madhe opozitare, në njeriun më të urryer në sytë e simpatizuesve, kjo i ndodhi sot Ziadin Selës, ish kryetar i ASH-së dhe aktualisht kryetar i Kuvendit të kësaj partie.
Ziadin Sela, i cili gati një vit është ulur në prehërin e Zeqeviçit dhe me përpikshmëri po zbaton politikat djallëzore dhe korruptive të Artan Grubit i ndodhi ajo që përshkruhet më së miri me shprehjen amerikane 'From hero, to zero', apo në shqip nga një hero në një zero.
Sela i verbuar nga salltanatet e pushtetit të korruptuar të binomit Ahmeti-Grubi, ka tre muaj që nuk mbledh Kuvendin e ASH-së për të diskutuar se si do del partia në zgjedhje, dhe tani kur e la Taravarin para aktit të kryer, dhe e detyroi që përmes rrjeteve sociale të njofton anëtarët se i është bashkuar Frontit opozitar dhe jo hajduqve të BDI-së, tani Sela lëshon lot krokodili, ndërsa rrjetet vlojnë me sharrje drejtuar tij, dhe fjalë përkrahëse për Taravarin.
Zijadin Sela me këtë qëndrim të çuditshëm të tij, bën anëtarësinë e ASH-së të dyshon se ai me kushëririn e tij Krenar Lloga, ka futur gishtat më pjatën korruptive me mjaltë që ua ka servuar projektuesi i rrugëve dhe korridoreve që asnjëherë nuk ndërtohen, Artan Grubi.
Share This