Shkarkohet Lalla shkaku i keqpërdorimeve

Media January 24, 2024

Këshilli i shkollës së mesme të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” ka marrë vendim për shkarkimin e drejtoreshës së Gjimnazit të Tetovës, Teuta Llalla si rezultat i keq menaxhimit dhe paaftësisë për të drejtuar këtë institucion. Këshilli i shkollës në mbledhje e ka shqyrtuar raportin e revizionit dhe pasi ka konstatuar shkelje të shumta ka propozuar shkarkimin e drejtoreshës dhe e ka njoftuar kryetarin e Komunës së Tetovës i cili duhet të veprojë në bazë të kompetencave ligjore që ka kryetari i komunës.  

Në anën tjetër Gjimnazi i Tetovës është i vetmi institucion që procesi edukativo arsimor po ballafaqohet me problema të shumta për shkak të keq menaxhimit. Vonesa në paga po ndodh si rezultat i mos propozimit të buxhetit të shkollës nga ana e ministrisë së arsimit e cila ka pasur kompetenca ekskluzive në këtë shkollë, pastaj borxhet ndaj EVN dhe mungesa e mjeteve higjienike dhe pajisjeve të tjera për mirëmbajtjen.

Share This