Sarajeva, qyteti me ajrin më të ndotur në botë

admin December 20, 2023

Kryeqyteti i Bosnje – Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual, e cila mbledh informacione nga stacionet matëse në gjithë botën.

Pas Sarajevës renditet qyteti Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë.

Sipas kategorive, ajri në Sarajevë është shumë i rrezikshëm, ndërsa në tjerat i pashëndetshëm.

“Ata që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit, duhet ta shmangin çdo aktivitet në ambiente të jashtme. Të gjithë të tjerët duhet t'i shmangin qëndrimet e gjata jashtë”, sipas organizatës Ecoakcija, e cila mbledh të dhënat për cilësinë e ajrit në qytetet e Bosnje-Hercegovinës.

 

Prishtina renditet në vendin e 19-të, ndonëse në orët e paradites ka qenë në vendin e 12-të.

Kjo nënkupton se ajri është i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.

Nga vendet tjera të rajonit, Shkupi është në vendin e tetë dhe Zagrebi në vendin e 13-të.

Share This