Qoku porosi të fuqishme Xhaferrit dhe ASH-së: Po mundoheni të manipuloj me anëtarin e KSHZ-së - i takon opozitës shqiptare!

Admin December 19, 2023

Bekim Qoku

Në rast se Talat Xhaferi, qysh tani, në detyrën e kryetarit të kuvendit, përpiqet të manipulojë zgjedhjen e anëtarit të ri në KSHZ, që i takon partive opozitare, çfarë mund të prisnim atëherë kur ai të votohet për kryeministër i qeverisë teknike e cila të vetmen detyrë e ka të organizojë dhe realizojë zgjedhje të lira, të drejta e demokratike. Rasti i emërimit të anëtarit të ri në KSHZ është prelud dhe paralajmërim për manipulim të zgjedhjeve.

Nuk e kuptoj as lojën e ASH-së që për këtë vend propozon një kandidat të tyre përmes Arianit Hoxhës, i cili në zgjedhjet 2020 ka qenë po ashtu pjesë e pushtetit. Me këtë ata përgënjeshtrojnë veten, që gjoja anëtari i ri u takon atyre, sepse ata kanë qenë në opozitë kur u zgjodh.

 

Share This