Qeveria para Vitit të Ri do të marë 178 milionë euro hua

admin December 25, 2023

Qeveria para Vitit të Ri do të marrë 178 milionë euro hua

Ministria e Financave planifikon të marrë 11 miliardë denarë (178,8 milionë euro) në tre ankandet e letrave me vlerë të qeverisë të planifikuara për këtë javë.

Në ankandin e paraparë për të martën (26.12.2023), bonot e thesarit njëvjeçar në vlerë prej 700 milionë denarë (11,3 milionë euro) do të ofrohen me kamatë prej 4,25 për qind.

Në ankandin e planifikuar për të enjten (28.12.2023), do të ofrohen obligacionet shtetërore trevjeçare në vlerë prej 6,3 miliardë denarë (102,4 milionë euro) me interes kupon prej 4,65 për qind.

Share This