Qendra e provimeve do të vazhdoj grevën
admin
December 19, 2023
Qendra Shtetërore e Provimeve nuk do të punojë derisa të plotësohen kërkesat për rritje të pagës, për të gjithë të punësuarit. Kështu deklaroi drejtoresha e Sindikatës së kësaj Qendre, Emilija Boshkovska e cila apeloi tek autoritetet që ti plotësojnë kërkesat e tyre. Ndërsa kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov shtoi se zyrtarët rrisin për 78% vetëm pagat e tyre, por edhe të të punonjësve në institucionet me peshë.
Greva në Qendrën Shtetërore të Provimeve, për ndryshimin e Marrëveshjes kolektive dhe rritjen e pagave të të punësuarve do të vazhdojë. Në konferencë për mediat, nga Sindikati i QSHP-së dhe Lidhjes së Sindikatave njoftuan se për momentin, rreth 700 kandidatë presin për të dhënë provime për licenca të cilat i jep vetëm Qendra Shtetërore e Provimeve. Emilija Boshkovska theksoi se shkak të grevës provimet nuk do të mbahen edhe këtë sesion.
“Në Qendrën Shtetërore të Provimeve ka pak të punësuar, me shumë detyra dhe përgjegjësi të mëdha e të rënda të çdo punonjësi, por askush nuk e vlerëson këtë dhe e konsideron të parëndësishme. Shpresoj që megjithatë të dëgjohemi, të negociojmë realisht dhe ajo që thonë se meritojmë më shumë dhe nuk jemi të paguar realisht do të zgjidhet për të 29 punonjësit. Kërkesa jonë është që të bëhen ndryshime në Kontratën e posaçme Kolektive, me të cilën në vend të 78 do të kemi rritje të pagave prej 25 për qind” – tha Emilia Boshkovska, kryetare e sindikatës së QSHP-së.
Sllobodan Trendafilov, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, theksoi se grevat e deritanishme në Qendrën Shtetërore për Provime, në prokurori dhe në institucionet tjera publike janë rezultat i pakënaqësisë nga pagat e ulëta.
“Ne e pamë se zyrtarët nuk mendojnë për punëtorët dhe për këtë ndodhin greva dhe do të përballen me mllefin e punëtorëve. Nuk është humane që zyrtarët të thonë se duheshin ndryshime në shtatë ligje për t’u kthyer pagat në nivelin e marsit të këtij viti dhe më pas në vitin 2025 të ketë një zgjidhje sistematike për të kënaqur të gjithë. Ne u thamë zyrtarëve se do të ballafaqohen me problem dhe pakënaqësi nga qytetarët, siç janë grevat në QSHP, në prokurori, në organet e drejtësisë dhe në institucionet të tjera publike” – tha Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së.
Të punësuarit në Qendrën Shtetërore të Provimeve për një kohë më të gjatë janë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Pakënaqësitë e tyre dhe kërkesat, ditë më parë i shprehën edhe në protesta.
Share This