Policia në aksion kundër shitësve ilegalë të mjeteve piroteknike
admin
December 19, 2023
Sektori për punë të brendshme Tetovë i kujton qytetarët se furnizimi, shitja dhe aktivizimi i mjeteve piroteknike është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit publik dhe qetësi dhe Kodin Penal.
“Sektori për punë të brendshme Tetovë i ka përforcuar kontrollet dhe aktivitetet tjera që lidhen për zbulimin me kohë dhe parandalim të shitjes, dhe përdorimit të mjeteve piroteknike, ditët në vijim edhe më shumë do të intensifikohen. Në këtë drejtim, tregtarëve, prindërve dhe nxënësve (filloristëve dhe të arsimit të mesëm) sërish u thuhet se shitja, gjegjësisht blerja dhe aktivizimi i mjeteve piroteknike në vendet publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të ndërtesave dhe të ngjashme, paraqet shkelje ligjore, për të cilin në përputhje në nenin 31 nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit publik dhe qetësisë është paraparë gjobë prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë denarësh. Blerja e tyre dhe shpërndarja në treg në sasi më të mëdha është e dënueshme me Kodin Penal”, thuhet më tej në njoftimin e MPB-së.
Share This