Panel diskutimi “Si deri te shkollat pa dhunë”

admin December 19, 2023

“Si deri te shkollat pa dhunë”, është titulli i panel diskutimit që do të mbahet sot në Shkup në organizim të Koalicionit të organizatave rinore “SEGA” (TANI).

Panel diskutimi organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i mjedisit të sigurt në shkolla”, që e zbaton “SEGA”, ndërsa fokusi i diskutimit do të jetë për nevojat dhe sfidat e shkollave në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të formave të ndryshme të dhunës.

Mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional nga shkollat e mesme dhe fillore, institucione, organizata qytetare, si dhe nxënës siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë në panel diskutimin. 

Share This