Përkrahje e fuqishme për Arben Taravarin

Media February 04, 2024

Përkrahja e Arben Taravarit pas thirrjes drejtuar Kuvendit të ASH-së dhe simpatizantëve të kësaj partie për bashkim me Opozitën Shqiptare,  sa vin e shtohet. Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur rrjetin social Facebook për t’i shprehur mbështetje dhe për t’i treguar se janë pas vendimit të tij. Syrja Rashidi, anëtar i kësaj partie, ka shkruar: “Aleanca sivjet i bënë 10 vite që kur ka dalë në skenën politike dhe pavarësisht ngritjeve dhe rënieve të kohëpaskoshme, boshti i sajë moral dhe politik ka qënë, është dhe do të mbesi ndryshimi. Ndryshimi nuk është frazë boshe por i njëjti merr kuptim vetëm atëherë kur ata që qeverisin 22 vite përfundimish të shkojnë në opozitë. Rruga e cila sjell ndryshimin është një, e vetme dhe tjetër nuk ka. Faleminderit kryetar Taravari që u përcaktove për atë rrugë. Mbështetja jonë dhe e anëtarësisë së gjërë nuk do të mungojë”.

 

Edhe Garip Kaba, nismëtari për themelimin e ASH-së, ka ftuar publikisht aktivistët ti bashkangjiten karvanit të fitores së madhe.

“Duke u nisur nga fakti që jam nji ndër nismëtarët e parë të subjektit tonë politik,Aleancës për Shqiptarët dhe duke pasur para sysh shum argumente që përmbysin çfardo varianti tjetër për të mbijetuar politikisht si subjekt i shëndosh në skenën politike;Shpreh përkrahje të parezervë liderit të partisë z.Arben Taravari,me qëndrimin e shpallur publik,që ti japim mbështetje frontit opozitar,për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në skenën politike,mbrenda kampusit shqiptar.Ftoj publikisht,aktivistët e Aleancës për Shqiptarët dhe gjithë votuesit shqiptarë t'i bashkangjiten karvanit të fitores së madhe. Na prift e mbara!”, shkruan Kaba.

 

Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë nga radhët e ASH-së përmes shpërndarjes së statusit të kreut të partisë, Arben Taravari, i cili sot shkroi që personalisht është “pro” koalicionit me opozitën shqiptare (LEN), latë kuptohet se e mbështet qëndrimin e Taravarit.

 

Mbështetja nuk ka munguar as nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ,Arber Zaimi,.

“Kryetarët e tre komunave më të mëdha shqiptare në Maqedoninë e Veriut duket se po formojnë një front të ri politik. Për herë të parë pas 20 vitesh pushtet, BDI-ja po sfidohet seriozisht.

Tetova, Gostivari e Çairi kësaj radhe nuk janë në dorën e BDI-së, dhe kryetarët e këtyre komunave kanë mundësi reale që të arrijnë të fitojnë shumicën e votave shqiptare në zgjedhjet e majit. Nuk do ta kenë aspak të lehtë, por mundësia ekziston”, shkruan Zaimi.

 

Share This