Në Kodrën e Diellit fillon sezoni i skijimit
admin
December 18, 2023
Qendra e Skjimit “Kodra e Diellit” njoftoi se sot do të hapet zyrtarisht sezoni 2023/2024 i skijimit, duke njoftuar funksionimin e ski-ashensorit “Kroni, “Aerodromi”, “Ge” dhe “Shën Ilija”, transmeton Portalb.mk.
“Me kënaqësi të madhe, ju njoftojmë se Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” hap zyrtarisht sezonin e skijimit nesër, 18 dhjetor 2023”, njoftojnë nga Qendra.
U theksua që çmimi i biletave për sot do të jetë 700 denarë për të gjithë kategoritë e biletave.
Edhe vitin e kaluar për shkak të mungesës së borës dhe ndryshimeve klimatike, sezoni i skijimit u hap me vonesë, në fund të muajit janarndërkaq përfundoi në muajin mars.
Kujtojmë që vijojnë bisedimet me kompaninë italiane “TechnoAlpin” e cila është e interesuar pët investim në Kodrën e Diellit, marrëveshja nuk është nënshkruar ende. Ndërkaq institucionet nuk japin detaje de kur e njëjta pritet të nënshkruhet.
TechnoAlpin” në dhjetor 2022 e prezantoi planin e tyre për zhvillimin e kësaj qendre turistike. Investimi është paraparë të realizohet në shtatë faza dhe kap vlerën e rreth 180 milionë eurove. Në fazën e parë prioritet pritet të ketë ndërtimi i sistemeve për borë artificiale, pasi planifikohet që sezoni të zgjasë më gjatë dhe jo të varet nga reshjet e borës. Faza e parë e cila kap vlerën prej 55 milionë eurove kap periudhën 2023-2028 ndërsa fazat e tjera (2-7) nga viti 2028 e tutje.
Share This