MPB propozon burrin e deputetes së BDI për komandant në Tetovë

Media January 31, 2024

Ministria e Punëve të Brendshme për komandant të stacionit policor të Tetovës me kompetencë të përgjithshme ka propozuar bashkëshortin e deputetes së BDI-së, Fisnike Shaqiri. Këtë propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot këshilli i komunës së Tetovës me shumicë votash e ka hedhur poshtë. BDI vazhdon të politizojë çdo sektor madje duke propozuar edhe kandidat të cilët jo vetëm që nuk i plotëson kushtet, por janë anëtar të partive politike dhe të afërmit e tyre mbajnë poste të larta politike. 

Me këtë propozim BDI tenton që të rrit presionin tek qytetarët para zgjedhjeve të 8 majit me metoda të ndryshme përfshi edhe ato policore.

Share This