Mersel Bilalli: Vendimi i Taravarit është parimor

Media February 05, 2024

Si do të ndikojë stuhia në Aleancën për Shqiptarët në koalicionin qeveritar dhe si do të jenë vendimtare këto ndryshime tektonike politike për zgjedhjet e pranverës, në një emision debativ në Tv24 ka folur analisti politik, Mersel Bilalli.

“Mendoj se z. Taravari i ka çuditur shumë njerëz me qëndrimin e tij principiel dhe ai është i vetëdijshëm se elektorati i tij dhe partisë së tij me vite është i ushqyer me kundërshtime ndaj strukturave që për 20 vite është në pushtet dhe nuk mund që për disa çështje kalkulimi të jeni pjesë e saj, dmth duhet të luhet në mënyrë principiele, e shihni në perendim ka dy parti të cilat për shkak të çështjeve sociale nuk do të qëndrojnë në pushtet e lëre më për punë më të mëdha, në këndvështrimin tim është pranuar shumë hapur qëndrimi i tij dhe nuk besoj se do të mund të ndryshojë shumë në hartën politike, frymën e votuesit e ka Taravari dhe mendoj se e din çfarë dëshiron votuesi, sipas meje nuk ka asnjë krizë ose ndarje por mund dikush të largohet, ai me bindje madje edhe te Këshilli i partisë mund ta ketë shumicën por opinioni tashmë me të madhe qëndron në anën e tij, pjesa tjetër do ngelet pakicë”, ka deklaruar Bilalli.

Share This