Magjistrja Majlinda Imeri i bashkohet Lëvizjes BESA
Media
February 05, 2024
Po i bashkangjiten Lëvizjes BESA gjithnjë e më shumë figura të reja.
Majlinda Imeri është prurja e radhës në LB. Ajo magjistre e gjuhës dhe letërsisë shqipe, vjen nga fshati Përshefcë ku edhe ka kryer shkollën fillore, të mesmen në gjimnazin “Kiril Pjeçinoviq” në Tetovë, studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i ka përfunduar në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani”. Flet rrjedhshëm gjuhën maqedonase dhe angleze.
Si një e re, Majlinda i bashkangjitet Lëvizjes BESA dhe koalicionit opozitar për të dhënë edhe ajo kontribut në ndryshimin e madh që pritet të ndodh më 8 Maj.
Share This