Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Hanet e Mavrovës
admin
December 19, 2023
Në vend më ftohtë këtë mëngjes ka qenë në Berovë ku në orën 7 është matur -7 gradë, pastaj vijojnë Manastiri dhe Tetova me -5, Shkup-Petrovec, Kumanovë, Prilep, Shtip,Veles, Strumicë dhe Demir Kapi, -4 gradë, Kavadar dhe Kodra e Diellit, -3, Shkup-Zajçev Rid, Kriva Palllankë dhe Dibër, -2, Ohër, Pretor dhe Vinicë -1.
Siç informojnë nga DPHM, më së shumti borë, 43 centimetër ka në Hanet e Mavrovës , ndërsa mbulesa e borës në Krushevë është 27 centimetra, në Kodër të Diellit 15, ndërsa në Berovë gjashtë.
Moti sot do të jetë me diell, nëpër lugina me mjegull. Do të jetë kryesisht qetë, me përjashtim të pjesëve juglindore ku do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të sillet nga 4 deri më 14 gradë Celsius.
Share This