Lirije Ademi i bashkohet Lëvizjes BESA
Media
February 08, 2024
Pedagogia Lirije Ademi është prurja e radhë në Lëvizjen BESA.
“Shkollën fillore e mbaroi në vendbanimin e saj, në Reçicë të Madhe ndërsa gjimnazin në “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Studimet I kreu në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani” fakulteti filozofik ndërsa studimet posdiplomike I kreu në të njejtin Universitet ku edhe morri epitetin e Pedagoges. Njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe maqedonase, udhëheqëse e shumë projekteve me Kryqin e Kuq ndërsa ka fituar epitetin e zyrtar I lartë I sondazheve anketuese nga programa e UNDP-së si dhe ka mbështetur dhe përgaditur studim fizibiliteti të nxemjes alternative dhe opsionet e efikasitetit energjetik për amvisërit me nxemje me dru në rajonin e Pollogut”, thonë nga LB.
Me përvojën e saj të madhe, Lirije Ademi I bashkohet Lëvizjes BESA dhe frontit opozitar për të kontribuar edhe ajo në fitoren e madhe të 8 majit!
Share This