Liderët e LEN takim me deputetin e Bundestagut gjerman Juratovic

Media February 08, 2024

Kënaqësi që sonte bashkë me Afrimin dhe Izetin, u takuam me deputetin e Bundestagut Gjerman, Josip Juratovic, ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në Facebook.

 "Duke qenë një deputet gjermano-kroat, që i njeh mirë rrethanat e Ballkanit Perëndimor, me të biseduam për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, nevojën e ndryshimeve kushtetuese dhe ofertën e Lidhjes Europiane për Ndryshim, që në deklaratën e saj parimin themelor e ka integrimin në BE, si kërkesë dhe pritje e të gjithë qytetarëve të vendit.Me këtë rast e njoftuam deputetin Juratovic edhe për aktualitetin tonë politik, veçmas me problemet me të cilat ballafaqohet opozita shqiptare në garantimin e demokracisë, që ka të bëjë me vendin e saj në Komisionin Shtetëror Zgjedhor", shkruan Kasami.

Share This