Lëvizja BESA: Krenar Lloga me shumë përkushtim po i mbron kriminelët e BDI-së, LSDM-së dhe vetveten!

Media February 02, 2024

Roli i Krenar Llogës si ministër që duhet të mbrojë kriminelët e BDI-së dhe LSDM-së për të shpëtuar vetveten dhe Ziadin Selën, po zbardhet çdo ditë.

Në momentin kur SHBA deklaron se propozim ligji për ndëshkimin e atyre që janë në Listë të Zezë të Amerikës është i mirëseardhur, Krenar Lloga në bashkëpunim me Talat Xhaferin bëhen pishman dhe e tërheqin ligjin nga procedura parlamentare se arsye se paska nevoj për ndryshime administrative, ose gjoja se Qeveria nuk mund të dënojë pasi nuk është gjykatë.

Po e pyesim shkurt Krenar Llogën, pse është kundër këtij ligji, që Koço Angjushev të vazhdojë të marrë tender nga Qeveria, siç e bëri me spitalet modulare, që funksionarët për të cilët SHBA ka konstatuar keqpërdorime dhe krim, të vazhdojnë të mbesin në pozita dhe të vjedhin popullin. Apo mos keni informatë që edhe pronarët e SORAVISË dhe EUROVISË me familjarët e tyre do të futen në Listë të Zezë dhe sdo mund pastaj të fitojnë tenderë?!

Mos ndoshta akoma e doni Ramiz Merkon ta keni kryetar Komune dhe Ziadin Sela bashkë me të të dërgojë pasurinë e zhvatur nga qytetatët tek familjarët e tyre në SHBA?

Nëse këto janë arsyet ju kuptojmë, por nuk do ju shkojë edhe gjatë, sepse tani populli edhe Juve bashkë me BDI-në u ka futur në Listë të Zezë ndërsa këtë do kuptoni më 8 maj.

Share This