Kasami për Euronews Albania: BDI në panik! Do t'i humbë zgjedhjet!

Media January 31, 2024

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për Euronews Albania duke komenuat aktualitetin politik në Maqedoninë e Veriut, tha se me homogjenizimin e votës opozitare BDI-ja është në panikë, sepse për herë të parë pas 20 viteve ajo do humb zgjedhjet dhe do të shkojë në opozitë.

“Fatkeqsisht në krye të Qeverisë teknike është një person që për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut ia mohon opozitës shqiptare anëtarin e saj në KSHZ. Talat Xhaferi deri sa ishte kryeparlamentar në Kuvendin e MV pamundësoi plotësimin e vendit vakant në KSHZ, ku për momentin nga shtatë anëtarë të nevojshëm në bazë të ligjit, janë të plotësuar vetëm gjashtë dhe këtu mungon vetëm anëtari shqiptar. Në këtë komision zgjedhjesh, shqiptarët janë të plotësuar vetëm me një anëtar. Kjo lë dushime se BDI-ja kuadër I të cilit është Talat Xhaferi edhe si spiker edhe tani si kryeministër teknik është që të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve sepse tani më më homogjenizimin e votës opozitare BDI është në panikë se për herë të parë pas 20 viteve ajo do humb zgjedhjet dhe do të shkojë në opozitë”, tha Kasami.

Share This