Kasami: Na jepni ne 20 deputet dhe mos e keni dertin e VMRO-së

Media February 23, 2024

Në opinion po parashtrohet ideja se VMRO-DPMNE kërkon 50 për qind të votave për të relativizuar pozitën shqiptare në vend, andaj kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall KAsami, thotë se qytetarët le t’ia japin kolicionit VLEN 20 deputet e ne ua japim BESËN se shqetësimet e qytetarëve do të mund ti zgjidhim.

“Në opinion po parashtrohet në opinion ideja se VMRO-ja për kërkon 60 mandate apo 50 për qind të votave që të relativizojë pozitën e shqiptarëve. Ne po i’u themi shqiptarëve na jepni 20 deputet neve dhe mos e keni hallin e VMRO-së, mos e keni hallin e integrimit në BE, mos e keni hallin e avancimit të të drejatave të shqiptarëve. Ky nuk është një numër por është një BESË se nëse na japin përkrahjen gjith këto shqetësime të cdo qytetari shumë më lehtë do mund ti zgjidhim”, tha Kasami.

Share This