Kasami: Jemi në rrugë të mbarë për zgjerim të frontit
Media
January 03, 2024
Fundjavën kaluar përfaqësuesit e Lidhjes Europiane për Ndryshim si dhe kreu I Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari kanë takuar në Pishtinë kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin. Këtë e ka komfiruar vet kryetari I Levizjes Besa,Bilall Kasami, përgazetën Lajm. Kasami gjatë deklaratës tha se ka qenë një takim si shumë të tjerë që realizohen si në vend ashtu edhe me Vetëvendosjen, me qëllim se si ndryshimi të vijë edhe në RMV ashtu si erdhi Kosovë, si dhe flitet hapur për bashkëpunim si me ASH-në ashtu edhe me organizta e shoqata tjera.
“Ne dimë që Lëvizja Vetëvendosje hapur përkrah koalicionin dhe ata përmes përfaqësuesit të tyre Bekim Qokut do të jenë pjesë e listave të LEN me cka në mënyrë active do ndihmojnë dhe do jenë pjesë e ndryshimit të shqiptarët e RMV-së”, tha Kasami.
Kasami është optimist për bahskangjitjen e ASH-së me LEN-in.
“Shancat janë reale, sepse e dinë edhe vet lidershipi I ASH-së se votuesi I ASH-së është votues opozitar dhe ky votues nuk mund të bahskoj votën me BDI-në. Besojmë që edhe organet e ASH-së që duhet të mblidhen këto ditë do vendosin që të jenë aty ku janë votuesit e tyre”.
Kasami komfirmon se kanë komunikime të vazhdueshme me Aleancën për Shqiptarët, duke shpresuar që kjo parti sa më shpejtë të merr një vendimtë tillë, sepse sa më parë ti bashkangjitet LEN-it, aq më lehtë do e kanë bashkëpunimin dhe se janë në rrugë të mbarë për zgjerim të frontit opozitar.
Share This