Ish ushtari i UÇK-së Medi Veseli i bashkohet Lëvizjes BESA dhe frontit opozitar

Media April 05, 2024

Profesori Medi Veseli është radhit krah Lëvizjes BESA. Këtë e ka njoftuar kryetari Bilall Kasami në fqqen e tij zyrtare në Facebook.

“Vlerat profesionale dhe kombëtare gjithmonë duhet të jenë prioritet kryesor. Andaj Lëvizja BESA tashmë njihet si fole në të cilën mblidhen të gjithë figurat më të shquara si në aspekt profesional ashtu edhe në aspektin kombëtar.

Ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Medi Veseli nga sot e tutje do të jap kontributin e tij në KALANË e SHPRESËS dhe të DINJITETIT.

Si nxënës i shkollës së mesme, Mediu ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet për themelimin e Universitetit të Tetovës. Më pas iu bashkua edhe UÇK-së. Pasi e kreu obligimin kombëtar si ushtar i UÇK-së, Ai vazhdoj të punoj për të ardhmen e shëndosh të rinisë. Për 18 vite me radhë punon si mësimdhënës. Po ashtu, për dy mandate (2013-2021) ka qenë këshilltar në Këshillin Komunal të Komunës së Bërvenicës”, ka shkruar Kasami.

Ndryshe krah Lëvizjes BESA vazhdojnë të radhiten figura të rëndësishme duke u pergatit fuqishëm për fitoren e 8majit.

 

 

 

Share This