Elon Musk planifikon të hapë universitetin e tij

admin December 21, 2023

Themeluesi i kompanive “Tesla” dhe “Space-X”, Elon Musk, planifikon të hapë institucionin e tij arsimor në Austin të Teksasit.

Miliarderi ndau 100 milionë dollarë për një organizatë përmes së cilës do të hapë shkollën. Fillimisht do të pranohen 50 studentë, por me kalimin e kohës numri do të rritet.

Institucioni fillimisht do të jetë një shkollë fillore dhe e mesme dhe do të fokusohet në lëndë të tilla si shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika. Më vonë duhet të fillojë të ofrojë kurse për arsimin e lartë, pra të bëhet universitet.

Institucioni do të financohet nga tarifat e shkollimit dhe donacionet, megjithëse mësimi do të jetë falas për shumicën e nxënësve dhe studentëve. Nxënësit dhe studentët do të pranohen në bazë të njohurive të tyre.

Elon Musk ka përmendur më parë idenë e hapjes së një universiteti të ri. Në vitin 2021 ai tha se po mendonte për të.

Share This