Elita intelektuale rreshtohet në Lëvizjen BESA

Media February 25, 2024

Elita intelektuale e vendit tonë për çdo ditë po rreshtohet në Lëvizjen BESA. Nga sot, pjesë e KALASË së SHPRESËS dhe DINJITETIT është edhe profesori i Matematikës, Adem Miniri, nga fshati Dobridoll i komunës së Vrapçishtit. Ai vendosi që të jetë bashkëudhëtar në rrugën e shpresës për shqiptarët. Ai vendosi të bëhet pjesë e bashkësisë ku punohet për të vërtetën, ku ka vlera, ku mbrohet dinjiteti i shqiptarit.

Profesori Adem Miniri, ka 26 vjet përvojë pune në arsim, ku me përkushtim ka bërë të pamundurën në edukimin e kuadrove të reja dhe aftësimin e tyre në këtë fushë. Gjatë karrierës së tij, vazhdimisht ka qenë aktiv dhe i angazhuar në projekte të ndryshme nga organizata ndërkombëtare nga të cilat është pajisur edhe me çertifikata për kontributin dhe suksesin e arritur. Ndër organizatat më kyçe me të cilat ka bashkëpunuar është USAID-i. Profesor Ademi është një person krijues dhe me ambicie të mëdha, gjithmonë me energji pozitive, optimist, besnik dhe me guxim. Tani, përveç se do të mësojë gjeneratat e reja në Gostivar në lëminë e matematikës, me përvojën dhe përkushtimin e tij, do të jap kontribut të veçant për të gjithë shoqërinë shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Share This