Durmishi: Për katër vite u'a mirnin kompetencat në arsim komunave të suksesshme, sot dalin me lopata për t'i mashtruar qytetarët
Media
February 13, 2024
Katër vite BDI, Jetoni e Talati u morën vetëm me marrjen e kompetencave në arsim, për komunat më të suksesshme.
Për katër vite, investuan dhjetëra miliona euro në aparate për Kazino, e blenë SORAVINË, e zhillojnë EUROVINË, katër vite nxënësit pa libra, asnjë shkollë e re e ndërtuar në asnjë vendbanim shqiptarë.
E sot, kur këmbët u dridhen nga humbja që e ndjejnë, dalin me lopata për të mashtruar qytetarët në Sellcë se gjoja do ndërtojnë shkollë.
Nëse i kishin harxhuar paratë dhe mundin për shkolla e arsim, e jo për kazino e për bizneset private, arsimi më vend sot do të ishte në tjetër nivel dhe shkollat nuk do të ishin boshe.
E mira është se pas 8 majit, shkollën do e përfundojmë ne, sepse në të kundërtën shkolla e Sellcës do e kishte fatin e shkollës në Reçicë dhe të shumë shkollave tjera!
Share This