BESA organizon nëndegët në Përshefcë dhe Bojanë

Media February 02, 2024

Lëvizja BESA përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka filluar intensivisht me konsolidimin e strukturave të saja, duke riorganizuar degët dhe nëndegët.

Sonte ajo ka vazhduar në Bojanë të komunës së Sarajit duke riorganizuar nëndegën, si dhe ka konsoliduar nëndegën e saj në fshatin Përshefcë të komunës së Tearcës.

“Përndryshe, Lëvizja BESA po punon fuqishëm në terren, duke u përgatitur për zgjedhjet e 8 majit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Share This