Azizi: Lajmi i madh, 8 maji është afër
Media
February 22, 2024
Adnan Azizi, sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA përmes një postimi ka ironizuar me paralajmërimin e BDI-së për “lajmin e madh”.
“Lajmi i madh dhe i vërtetë është në këtë fotografi! Akoma pa filluar fushata, opozita është në avantazh dy me një ( 2:1 ). Nuk ju ndihmojnë aspak spinat demode se “opozita do të përçahet”, “ja kush është prijësi i opozitës”, “nisi lufta për pushtet” e të tjera!
Ju shumë mirë e dini se në këto zgjedhje, Kryefjala është Qytetari Shqiptar, që me çdo kusht kërkon ndryshimin. E sa herë që ju lëshoni spina kundër opozitës, aq më shumë qytetatët mbështesin opozitën. Tashmë çdo anketë e analizë tregon se mbi 2/3 e qytetatëve janë deklaruar pro ndryshimit. Dëshmi e keni edhe këtë tabelë, e cila është vetëm njëra nga treguesit e fitores së madhe të 8 majit. Se desh harrova, aq të sigurtë jeni se do të humbni, saqë filluat publikisht ti lëpiheni VMRO-së! 8 maji është afër!”, ka shkruar Azizi.
Share This