Artan Grubi me ofendime raciste për opozitën shqiptare

Media March 10, 2024

Zv/kryeministri Artan Grubi ka publikuar një status të çuditshëm në rrjetin social facebook në të cilin ka ofenduar në mënyrë raciste liderët e opozitës shqiptare. I gjithë ky mllef i Grubit si duket vjen pas zbulimit se i njëjti ka blerë like në facebook për të rritur numrin e pëlqimeve gjatë konventës për promovimin e kandidatit të BDI-së për zgjedhjet presidenciale, Bujar Osmani. Blerja e likeve nga ana e Grubit është bërë lajm kryesore edhe në mediat në gjuhën maqedonase.

Më poshtë do ua përcjellim statusin e plotë të Grubit:

Hey MC Kresha

Po foli True story

Qaty t’majt te semafori

Money Heist ju hini njoni

Shuma afro nje milioni

Mos u alarmoni moni, se alarmi s’boni

200-inshet te verdha kallbllak i thirri minioni

Kënga Semafori me tekstin shumë të qëlluar iu dedikohet: Bill Rusit, Izet Afrikanit, Afrimi nuk e din as vet prej ku o se o habit, Arben Turkeminstanit, edhe njonit që s’ia din askush emrin, për krejt dashninë ❤️ dhe ? që mi sollën dhe dhuruan nga shoktë e tyre ruso-aziatiko-afrikan.

A e dini atë, mungesa ime vërehet më shumë se prezenca juaj, unë edhe kur s’jam, ju më shihni n’ëndërr loqkomana, kiss e keni!

 

Share This