Arrestohet i dyshuari për therrjen me thikë në Prizren

admin December 18, 2023

Është arrestuar i dyshuari që e therri me thikë një këmbësor në Prizren. Këtë e konfirmoi për Express zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi. Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar I dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë.”

I dyshuari pas një fjalosje ka dalë nga vetura dhe ka therë me thikë një këmbësor që ishte duke e kaluar rrugën.

Viktima, A.M 27 vjeçar, është jashtë rrezikut për jetë.

Share This