“Çuditë Serbia“! Vuçiq doli në mbrojtje të BDI-së dhe Ali Ahmetit , thotë Arsovski

Media February 11, 2024

Analisti politik Petar Arsovski, në një bisedë për lajmet në Sitel ka komentuar ndodhitë e fundit në vend përfshirë këtu edhe komentet e Vuçiqit dhe përçarjet tek Aleanca për Shqiptarët.

“Maqedonia përsëri bëhet pjesë e qendrës së vëmendjes në rajon për shkak se tek ne bëhen më shpesh zgjedhje, si presidenciale dhe parlamentare dhe ky patrealizëm si në Prishtinë dhe Tiranë nuk është diçka e re, sepse tani u përfshij edhe Beogradi ku në një situatë që Vuçiq të mbrojë BDI dhe Ali Ahmeti, gjë që këtë kur se kisha menduar, por bëhet interesante në aspektin politik lëvizjet e shumta dhe në aspektet tjera do jetë më ndryshe sepse do të ndikojë dhe në skenën politike vendore si rigrupim i partive politike.”

duke folur per aktualitetin politik dhe nëse zgjedhjet do t'i zgjidhin problemet ne vend, Arsovski thotë:

“Shikoni me zgjedhje do të zgjidhen çështjet gjeopolitike dhe tensionet që janë se cilën anë do të mbajë vendi dhe nëse ka kapacitet për të vazhduar rrugën e bisedimeve për integrim, disponimi i votuesve në vend të paguajë çmimin për vazhdimin e bisedimeve me BE dhe kapitali momental në vend në Parlament është konsumuar se janë në fund të mandatit për të marrë vendime, përbërja e re parlamentare do të sjellë risi dhe do të marrë vendime të reja sepse kemi parë rigrupimet e fundit por debati i madh do vazhdojë.”

Arsovski ka komentuar edhe zhvillimit e fundit në Aleancën për Shqiptar.

“Po deri më 18 shkurt kur edhe është paralajmëruar kongresi i partisë dhe mendoj se ajo që për momentin ndodh nëse Aleanca do shkojë vet apo me BDI sepse tashmë është e ndarë e nëse shkon vetëm nuk do përjetojë rezultat të mirë dhe këtu ka presion nga BDI.

Share This