Është arrestuar ish-drejtori i Onkologjisë, Nino Vasev

Media January 30, 2024

Me urdhër të prokurorit publik po kryhet bastisje te tetë persona të përfshirë në hetimin e rastit “Onkologjia” , konfirmuan për Telmën burime nga Prokuroria Publike. Mes disa të arrestuarve është edhe ish-drejtori i Onkologjisë, Nino Vasev.

Siç mëson Telma, tre persona janë arratisur jashtë shtetit, ndërkohë që po vazhdonin hetimet paraprake.

Kujtojmë se ish-drejtori Vasev, në dhjetor të vitit që lam pas, u lirua nga akuza për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.

Rasti “Onkologjia” u zbulua pasi e përjavshmja “Fokus” vitin e kaluar publikoi një sërë artikujsh për ekzistencën e një rrjeti të përpunuar biznesi kriminal për rishitjen e barnave të shtrenjta – citostatikëve. Në rrjet dyshohet se janë përfshirë disa mjekë dhe personel mjekësor të Klinikës.

Më pas, Prokuroria Publike konfirmoi se në Klinikë ka pasur një aksion dhe në të janë mbledhur prova në kuadër të procedurës para hetimore dhe janë bërë kontrolle në dy banesa private, gjatë të cilave janë konfiskuar kompjuterët dhe dokumentacioni i konfiskuar.

Për rastin “Onkologjia” vitin e kaluar pati disa protesta që nisën masivisht, me daljen e një numri të madh të qytetarëve, por me çdo protestë të radhës numri i tyre sa vinte e zvogëlohej.

Në fund të shtatorit, Kuvendi themeloi Komisionin Hetimor që duhej të përcaktonte përgjegjësinë politike për skandalin me Klinikën për Onkologji dhe Radioterapi. Para Komisionit Hetimor janë deklaruar ish-ministra të shëndetësisë, drejtorë aktualë dhe ish-drejtorë të Klinikës së Onkologjisë, drejtorë të Fondit të Shëndetësisë, si dhe drejtorë të institucioneve të tjera.

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Rashela Mizrahi, përgjegjësinë politike e vendos te ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ish-drejtorët e Onkologjisë, Nikolla Vasev dhe Nehat Nuhi, ish-drejtoresha e IShSSh-së, Irina Sotirova-Buhova, si dhe ish-drejtorët e Fondit për Shëndetësi, Stevo Krstevski dhe Faton Ahmeti.

Prokuroria Publike në shtator të vitit të kaluar ka ngritur padi për përvetësim ndaj infermieres nga Klinika e Onkologjisë e cila ka vjedhur citostatikë.

Share This