Sot mbahet debati publik për buxhetin e Komunës së Tetovës për vitin 2024

Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret December 22, 2023

Sot, e premte (22 dhjetor) në sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës me fillim në ora 13:00 do të mbahet debat publik për përpilimin e buxhetit të komunës për vitin 2024.

“Ftohen të gjithë qytetarët, shoqëritë civile, shoqatat, organizatat jo qeveritare, ekspertë dhe të gjithë të interesuarit të shprehin publikisht qëndrimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre në lidhje me buxhetin për vitin 2024”, informoi Komuna e Tetovës.

Ata theksuan se praktika e përpilimit të buxhetit me përfshirjen e të gjithëve ka rezultuar i suksesshëm dhe transparent.

Share This