Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu në emisionin Klan Debat theksoi se përgjegjësinë më të madhe për ngecjen dhe vonesat drejt integrimit të vendit në BE është partia shqiptare që ka qenë më gjatë në pushtet. Sejdiu përmendi deklaratat e ambasadorëve të vendeve të huaja dhe ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij, po ua bëjnë të qartë politikanëve në vend se pa reforma dhe pa hapa konkrete nuk mund të ketë integrim.
“Ne na duhen veprime shumë serioze, jo deklarative siç i kemi pasur deri tani, pra veprime për të marrë hapa për ta luftuar korrupsionin”, tha mes tjerash Sejdiu.