Lëvizja BESA-Dega Zhelinë përmes një postimi në Facebook ka reaguar për përvetësimin e punimeve të rrugë së Pallaticës nga ana e BDI-së, të cilën e sabotoi për tre vite.
Ja reagimi i plotë:
Pasi e kuptuat se rruga në Pallaticë do të realizohet së shpejti nga Komuna e Zhelinës, menjëherë disa eksponentë të BDI-së u paraqitën para banorëve të Pallaticës, për t'jua dhënë lajmin e rrugëve që tashmë puna është e kryer nga Komuna.
Ju është dashur që banorët e Pallaticës ti njoftoni saktë, se si 3 vite me radhë u munduat që ta bllokoni këtë projekt kaq të rëndësishëm.
Qytetarët e dijnë qartë se rrugën e Pallaticës e realizon Komuna e Zhelinës, e cila finanohet (në huazim) nga Banka Botërore.
Pra, këtë projekt Komuna e Zhelinë e ka fituar që në vitin 2020 nga Banka Botërore, andaj mjaft manipuluat qyetarët politikisht. ZvMinistri i Ministrise se Transportit nga radhet e BDIs as që ka qenë në këtë post kur janë fituar këto rrugë, ende më pak kryetaret e degëve që u emëruan shumë më vonë.
Rrugët nuk i bën Dega e BDI-së, por institucioni Komunë. Mjaft manipuluat qytetarët!
Ju duhet të jepni llogari para banorëve të Pallaticës përse i bllokuat këto rrugë deri më sot?
Komuna e Zhelinës ka bërë çmos që të nisët me punimet e kësaj rruge dhe shumë shpejt do të nisim punimet.