Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, tha se vetëm BDI, Enver Hoxha dhe Vuçiç kanë qëndruar në pushtet për 20 vite
“Vetëm Enver Hoxha me diktaturë të skajshme në Shqipëri e ka mbajtur pushtetin aq gjat, edhe Vuciqi në Serbi poashtu. Po i referohem BDI-së sepse që ëhstë 20 vite në pushtet, te ne duhet rotacion politik që mos ndodh e njejta. BDI-në e ka kapur paniku dhe e ka çuar peshë gjithë faktorin ndërkombëtarë për ta etiketuar opozitën shqiptare si antievropiane. BDI-së ambasadorët e huaja në vend po ia thuan në sy Ahmetit për krimet dhe korrupcionin ku janë të përfshirë politikanët e tyre”, tha Kasami.